
Pamje nga ngjarja
TIRANË- Një konflikt i rëndë ka ndodhur mes disa personave rreth mesnatës në Tiranë, pranë Pallatit me Shigjeta. Personat e konfliktuar, Eduart Koboçi dhe Zenel Trofi janë përfshirë në një ndjekje me makina duke përplasur edhe me 2 automjete të ndaluara në semafor.
Pas aksidentit masiv shoferët e automjeteve kanë braktisur makinat dhe janë konfliktuar fizikisht me sende të forta, pëfshirë edhe levat. Pasi ka mbërritur Policia, janë larguar me vrap dhe makinat e tyre janë sekuestruar. Dyshimet janë se është qëlluar edhe me armë, pasi në automjetin e braktisur nga Koboçi, efektivët kanë gjetur një gëzhojë.
Poll