
PORTUGALI- Aurora borealis, ose dritat veriore, lehtë mund të përshkruhen si shfaqja më e madhe e dritës në Tokë, por këtë herë pamja shijohet nga kabina e një piloti. Joao Mendes regjistroi një video mahnitëse gjatë fluturimit që kapte Dritat Veriore nga një këndvështrim unik. Xhirimet u zhvilluan gjatë një fluturimi për në Lisbonë, Portugali, duke u nisur nga San Francisko në 16 shtator.
Piloti shpjegoi se kishte zgjedhur një rrugë më veriore se zakonisht për të përfituar nga erërat e favorshme gjatë fluturimit dhe takimi me Dritat Veriore nuk pritej. Dritat e Veriut , megjithëse zakonisht vërehen vetëm në rajonet më veriore, u shfaqën gjithashtu në vende më jugore si Alpet, Piemonte dhe Lombardia.