TIRANË- Shqipëria bëri sot një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian me zhvillimin e Konferencën e Gjashtë Ndërqeveritare në Bruksel. Sot u çelën katër kapituj të rinj të negociatave; Politika dhe Transporti, Energjia, Rrjetet Trans-Europiane dhe Mjedisi me Ndryshimet Klimatike. Konferenca u bashkëdrejtua nga ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, dhe kryeministri Edi Rama. Në ‘murin e zgjerimit” në BE, Shqipëria ka hapur pjesën më të madhe të kapitujve bashkë me ato të sotmet. Rama theksoi se presim me padurim të çelim grup-kapitullin e fundit para mbylljes së këtij viti. Nga ana tjetër komisionerja Evropiane për Zgjerimin Marta Kos tha se shpejtësia e Shqipërisë për integrimin në BE është mbresëlënëse.
/ZËRI