Video

Shuhet 'babai' i diplomacisë amerikane

Deri në muajt e fundit të jetës së tij, Kissinger u përfshi në çështje globale.

F.m
Shuhet 'babai' i diplomacisë amerikane
Henry Kissinger

SHBA- Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, ka vdekur në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme në kohën kur Shtetet e Bashkuara u larguan nga lufta në Vietnam dhe larguan barrierat me Kinën. Ai kishte ndikim të madh në çështjet globale gjatë shërbimit të tij në mandatet presidenciale të Richard Nixonit dhe Gerald Fordit. Henry Kissinger "formësoi politikën e jashtme" të Shteteve të Bashkuara si pak të tjerë.

Një hebre që u largua nga Gjermania Naziste së bashku me familjen e tij dhe qw në vitet e mëvonshme fitoi reputacionin e një burrështetasi të respektuar. Në shumë raste, ai u pa edhe në Shtëpinë e Bardhë në kohën kur Donald Trump ishte president. Për tetë vite, fillimisht si këshilltar për siguri kombëtare, e më vonë si sekretar i Shtetit dhe për një periudhë duke mbajtur të dyja këto poste, Kissinger kishte trajtuar çështjet kryesore të politikës së jashtme. Ai kreu “diplomacinë e parë fluturuese” në kërkim të paqes në Lindjen e Mesme dhe përdori kanale sekrete për të krijuar lidhje midis SHBA-së dhe Kinës duke i dhënë fund dekadave të izolimit.

Kissinger po ashtu kishte nisur negociatat e Parisit për të nxjerrë SHBA-në nga një luftë e kushtueshme në Vietnam. Ai ndoqi dhe një politikë për të ulur tensionet me Bashkimin Sovjetik që çoi në marrëveshje për kontrollin e armëve dhe hapi mundësitë që tensionet e Luftës së Ftohtë dhe kërcënimeve bërthamore të mos zgjasnin përgjithmonë.

Deri në muajt e fundit të jetës së tij, Kissinger u përfshi në çështje globale. Ai u takua me liderin kinez, Xi Jinping, në Pekin. Kissinger fitoi Çmimin Nobel për Paqe për shkak të marrëveshjes së armëpushimit arritur më 1973. Ai ka lënë pas dy fëmijë, Elizabeth dhe David.

Poll

MOS HUMB