Video

S'ka më varreza makinash buzë rrugëve kombëtare

“Ligji nuk lejon vendgrumbullimin e mjeteve të përdorura, pjesë këmbimi apo mjete jashtë përdorimit, kështu që në këtë aspekt duhet marrë masa”, deklaroi Balla, duke thënë se një imazh i tillë nuk i shërben Shqipërisë turistike

E.K
S'ka më varreza makinash buzë rrugëve kombëtare
Taulant Balla gjate inspektimit

ELBASAN- Me urdhër të ministrit të brendshëm Taulant Balla, IKMT ka nisur një aksion në të gjithë vendin, për të hequr nga akset kryesore kombëtare, bizneset që shërbejnë si varreza makinash. Aksioni ka nisur nga Elbasani dhe pritet që të shtrihet në të gjithë territorin.

Balla, së bashku me drejtuesit vendor të IKMT-së dhe Policisë së Elbasanit u ndalën në një biznes që ushtron këtë aktivitet në anë të rrugës Elbasan-Librazhd.

Balla tha se përveç se grumbullimi i mjeteve në akset kombëtare është i paligjshëm, një imazh i tillë nuk i shërben Shqipërisë turistike.

Faza e parë e gjithë procesit është evidentimi e njoftimi i pronarëve të pikave dhe spostimi i mjeteve nga vetë subjektet. Urdhër-inspektimet po vijojnë në gjithë aksin Elbasan – Qafë Thanë, me lokalizimin e njoftimin e çdo subjekti, për të pastruar çdo mbetje të dukshme që qëndrojnë në aksin kryesor e dytësor duke dëmtuar imazhin e tyre.

 

Poll

MOS HUMB