
SHKODËR- Kalaja e Shkodrës që mban emrin Rozafa është një monument mijëvjeçar i ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, në jug-lindje të tij. Qëndron mbi një kodër shkëmbore 130 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga lumi Buna e Drin, me një sipërfaqe prej gati 9 hektarësh.
Legjenda tregon se tre vëllezër nisën ndërtimin e fortesës, por ajo ishte e mallkuar prej perëndive të cilat e shembnin punën e tyre çdo natë. Për të lejuar qëndrimin e mureve të kalasë, perënditë kërkuan një sakrificë, që padrejtësisht u vendos të ishte Rozafa, nusja më e vogël e shtëpisë. Përpara se të murosej e gjallë, Rozafa kërkoi që gjysma e trupit të saj të mbetej jashtë murit, në mënyrë që të ushqente foshnjen e saj. Megjithatë kjo mbetet në kuadrin e një gojëdhëne të trashëguar brez pas brezi.../ZËRI