
Laert Haxhiu
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka rënë në gjurmët e kanalit "Sky ECC", i cili përdorej nga Laert Haxhiu. Kjo e dhënë në duart e hetuesve ka bërë që të rinisë marrja në pyetje e "ushtarëve" të tij.
I pari që është marrë në pyetje është bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan (Marjus) Tafani. Kjo pasi në rrëfimin e tij për Prokurorinë e Elbasanit, ai ka dëshmuar për 6 vrasje të ndodhura në bashkëpunim, me të paktën 15 persona të tjerë.
Tashmë që dosja i ka kaluar SPAK, të gjithë personat e përmendur dhe përfshirë do të japin dëshmitë e tyre nga e para.
Vetë Laert Haxhiu ndodhet i prangosur në Greqi, në burgun e Koridhalos. Nga qelia ai ka rrëfyer se Aldo Bare ka paguar 1 milion euro për ‘kokën’ e tij.
Poll