Video

SPAK publikon në gjyq bisedat e Dritan Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentian Funiqit

SPAK pretendoi se është kryer procesverbali i identifikimit të PIN-it të përdorur nga Dritan Rexhepi, Gentian Funiqi e Altin Hajri dhe se të tre bisedojnë për zhdukjen e Prengës, ngjarje për të cilën kopshtari Festim Bixhdili ndodhet pas hekurave.

F.m
SPAK publikon në gjyq bisedat e Dritan Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentian
Dritan Rexhepi, Jani Prenga dhe Altin Hajri

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar transkriptimet e bisedave të zhvilluara në SkyECC mes Dritan Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentian Funiqit. Në seancën gjyqësore që u mbajt sot për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës, SPAK pretendoi se është kryer procesverbali i identifikimit të PIN-it të përdorur nga Dritan Rexhepi, Gentian Funiqi e Altin Hajri dhe se të tre bisedojnë për zhdukjen e Prengës, ngjarje për të cilën kopshtari Festim Bixhdili ndodhet pas hekurave.

SPAK pretendon se komunikimet janë sjellë nga Franca, se janë marrë konform rregullave dhe se përbëjnë rëndësi për këtë çështje. Por, avokati i Bixhdilit, Ilir Murati kërkoi kohë për t’u njohur me provat e reja dhe seanca u shty për më 13 maj. Bixhdili është i vetmi i dënuar deri tani. Ai është kopshtari i kompleksit “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, por që deri më tani nuk ka treguar se ku ndodhet trupi i Jani Prengës. Prenga u rrëmbye dhe zhduk si hakmarrje për grabitjen e një ngarkese me mbi 100 kg kokainë në Angli nga vëllai i viktimës, ngarkesë që dyshohet se i përket grupit të drejtuar nga Dritan Rexhepi, i cili gjithashtu ndodhet pas hekurave, por ka mohuar çdo lidhje me krimin në fjalë. Altin Hajri është ende në kërkim.

Poll

MOS HUMB