Video

Tenderi 2.6 mln €, Dritan Agolli paracaktoi fituesin

Bëhet fjalë për kërkesën e përvojës në punë të ngjashme gjatë 3 viteve të fundit, në vlerën jo më të vogël se 40% e fondit limit, një kusht që në Shqipëri nuk ka qenë i realizueshëm, pasi në këtë periudhë nuk është zhvilluar asnjë procedurë e tillë.

F.I
Tenderi 2.6 mln €, Dritan Agolli paracaktoi fituesin
dritan agolli

TIRANË- Dritan Agolli, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ka hapur një tender për fotografimin ajror të territorit me fond limit 2.6 milionë euro, ku një kriter i vetëm ka përjashtuar automatikisht të gjitha kompanitë shqiptare. Bëhet fjalë për kërkesën e përvojës në punë të ngjashme gjatë 3 viteve të fundit, në vlerën jo më të vogël se 40% e fondit limit, një kusht që në Shqipëri nuk ka qenë i realizueshëm, pasi në këtë periudhë nuk është zhvilluar asnjë procedurë e tillë. Në garë morën pjesë disa kompani, përfshirë dy shqiptare, por të gjitha u skualifikuan për të njëjtën arsye, ndërsa fituese u shpall një kompani turke. Kjo ndodhi pavarësisht se në konkurrim kishte oferta më të ulëta dhe më të larta se ajo e firmës fituese. Sipas dokumenteve të tenderit, kriteret rezultojnë të përshtatura në mënyrë të tillë që favorizonin vetëm një operator, duke ngritur dyshime se procedura ka qenë e paracaktuar.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB