Video

Përbërja e Komisioneve "përçan" grupin e PD-së?

Disa nga deputetët, si Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu, Oerd bylykbashi, Ina Zhupa, Tritan Shehu dhe Arjan Ndoja kanë dalë kundër bojkotit. 

zh.ll
Përbërja e Komisioneve "përçan" grupin e
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Partisë Demokratike, ka pasur debate të ashpra nëse PD do të duhet të bojkotojë Komisionin për reformën territoriale dhe atë për reformën zgjedhore. Disa nga deputetët, si Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu, Oerd bylykbashi, Ina Zhupa, Tritan Shehu dhe Arjan Ndoja kanë dalë kundër bojkotit. Në këto kushte, Berisha është shprehur se do jetë Kryesia ajo që do marrë vendimin final lidhur me marrjen pjesë në mbledhje ose jo. Ndërkohë, pas mbledhjes nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, deklaroi se PD ka vendosur që të mos bojkotojë Komisionet, por të marrë pjesë, duke theksuar se opozita nuk bashkëpunon politikisht me kryeministrin Rama. Këtë të hënë është mbledhur Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë, por opozita edhe njëherë tjetër ka munguar. Në këto kushte, mazhoranca do të kalojë nesër në Kuvend kërkesën për të ndryshuar përbërjen e këtij komisioni, ku PS do të kalojë me një anëtar më shumë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB