Aktualitet

Tirana vishet kuq e zi në 111-vjetorin e Pavarësisë! Mbërrin "Ismail Qemali" (FOTO+VIDEO)

ZËRI ju sjell pamje nga rrugët e Tiranës ku do të mbahet për herë të parë parada e shqiptarëve

f.t

Tirana vishet kuq e zi në 111-vjetorin e Pavarësisë! Mbërrin

TIRANË- Shqipëria feston sot 111-vjetorin e Pavarësisë së saj. Për herë të parë në këtë ditë festive në vendin tonë do të organizohet Parada e shqiptarëve në Tiranë, nën emrin “Rrënjët Kuq e Zi". Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada do të mbledhë mbi 150 Ansamble popullore. Parada të fillojë në orën 11:00 deri në orën 14:00, por moti i keq do të kufizojë disi pjesëmarrjen. 

Parakalimi fillon nga sheshi "Nënë Tereza", si pika e grumbullimit, për të vijuar në drejtim të sheshit “Skënderbej”. Pasi të bashkohen të gjithë në sheshin “Skendërbej”, aty do të jetë ngritja ceremoniale e flamurit. 

Prej 15 vitesh ky organizim i shoqatës ‘Rrënjët Shqiptare’ ka veshur Nju Jorkun me petkun e flamurit dhe ka shërbyer për të dhënë mesazhe bashkimi për shqiptarët, ndërsa për herë të parë mbahet edhe në vendin tonë.

Në pamjet e siguara nga gazetari i Zëri, Edon Kuqi, qyetarët e veshur kuq e zi kanë dalë në rrugët e kryeqyetetit për të marrë pjesë në paradë, duke shënuar kështu fillimin e një tradite të përvitshme.

Qytetarët shihen teksa drejtohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me flamurin shqiptar në duar. Gjithashtu, në shumë shtëpi shqiptarët kanë nxjerrë një flamur kuqezi që valëvitet në dritaret e tyre.

Në pamjet e siguruara nga ZËRI nuk kanë munguar as veshjet popullore, madje një prej qytetarëve është veshur edhe si Ismail Qemali, i cili në 1912 ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

Tirana vishet kuq e zi në 111-vjetorin e Pavarësisë! Mbërrin

Tirana vishet kuq e zi në 111-vjetorin e Pavarësisë! Mbërrin

Më herët në Vlorë u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit, me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Të pranishëm në ceremoninë simbolike të ngritjes së flamurit kuqezi në Vlorë kanë qenë dy kryeministrat shqiptar Edi Rama dhe Albin Kurti.

Gjithashtu pjesëmarrës ishin edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. Liderët në fund të ceremonisë kanë vendosur kurora me lule në memorialin e Pavarësisë në Vlorë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB