Video

U kap me 320 kg kokainë në Greqi, Muharremi me ‘biznese të rregullta’ në Shqipëri

Hoxha tha se droga nuk ishte e destinuar në Shqipëri, siç është thënë në mediat greke, por do të shitej në Greqi.

F.m
U kap me 320 kg kokainë në Greqi, Muharremi me ‘biznese të
Asdren Muharremi

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga kapja e 320 kg kokainë në Portin e Pireut, që vinte nga Amerika Latine, ngjarje që çoi në pranga edhe disa shqiptarë nga Patosi, mes tyre 54-vjeçarin Asdren Muharremi. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Hoxha tha se droga nuk ishte e destinuar në Shqipëri, siç është thënë në mediat greke, por do të shitej në Greqi. Ai tha se në treg do të kapte vlerën e 30 milionë eurove. Gazetari e përshkroi shqiptarin e kapur, Muharremi, si një biznesmen me "biznese të rregullta" në Shqipëri. Sipas Hoxhës, 54-vjeçari ka aktivitet të mëparshëm dhe precedent penalë, por për pastrim parash.

 
Poll

MOS HUMB