Video

Vrasësi shqiptar "lyp" para nga burgu

Merizaj ishte pjesë e një bande që vrau tregtarin e kanabisit Hemawand Ali Hussein në Hartlepool në vitin 2019.

k.m
Vrasësi shqiptar "lyp" para nga burgu
Eugert Merizaj dhe Kozak Braçi

TIRANË-Një shqiptar i dënuar me 32 vite burg për vrasje ka pushtuar faqet e para të “The Sun”, pasi është pikasur në dalje të drejtpërdrejta në “Tik Tok”, përmes të cilave ‘lyp para’, në mënyrë që të lirohet nga burgu. Videoja nuk është publikuar nga media britanike, por sipas “The Sun”, Eugert Merizaj ka biseduar me Kozak Braçin, një tjetër personazh të njohur në rrjetet sociale. Në artikull gjithashtu evidentohet fakti që Merizaj vishet me marka të shtrenjta brenda në qeli. Merizaj ishte pjesë e një bande që vrau tregtarin e kanabisit Hemawand Ali Hussein në Hartlepool në vitin 2019.

Ai u arrestua në Belgjikë dhe u esktradua drejt Mbretërisë së Bashkuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB