Video

Vrasja e kryekomisarit Lamaj! Kushtetuesja rihap gjykimin për Arben Frrokun

Seanca për Frrokun do të mbahet më 17 shkurt.

F.I
Vrasja e kryekomisarit Lamaj! Kushtetuesja rihap gjykimin për Arben Frrokun
Arben Frroku dhe Dritan Lamaj

TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka rihapur gjykimin për Arben Frrokun, i dënuar përjetë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Seanca për Frrokun do të mbahet më 17 shkurt. Në shkurt të vitit 2025, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi që të rihapet dosja e Arben Frrokut, me argumentin se procesi gjyqësor ndaj tij përmban shkelje të të drejtave të njeriut. Arben Frroku është dënuar nga Gjykata e Apelit me burg përjetë për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në shkurt të 2013, por asnjëherë nuk e ka pranuar këtë krim. Në Prill të 2015-s, Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Frroku u largua nga Shqipëria ditën që Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë dhe vendosi dënim me burgim të përjetshëm për Arben Frroku. Ai ka deklaruar se nuk duhet të ekstradohet drejt vendit të tij, sepse kërcënohet nga gjakmarrja.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB