Video

Pjesë e grupit ‘Rraja’, arrestohet në Dubai Bujar Sefa

39-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga SPAK nën akuzën e trafikut të drogës drejt vendeve të Bashkimit Europian, ndërkohë që më herët i kishte shpëtuar arrestimit

zh.ll
Pjesë e grupit ‘Rraja’, arrestohet në Dubai Bujar Sefa
Bujar Sefa

TIRANË-Ka marrë fund arratia e Bujar Sefës alias Bujar Xaka, pjesë e grupit të trafikut të drogës, që drejtohej nga klani Rraja. Bujar Sefa është vënë në pranga në Dubai dhe pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë. 39-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga SPAK nën akuzën e trafikut të drogës drejt vendeve të Bashkimit Europian, ndërkohë që më herët i kishte shpëtuar arrestimit, gjatë një operacioni në fshatin Nojë, ku u sekuestruan 145 kilogramë hashash dhe municion luftarak. Sefa kishte rol drejtues në një grup kriminal që merrej me kultivimin e lëndëve narkotike. Nga përgjimet e kryera, mësohet se ai kujdesej për punëtorët e angazhuar në parcelat e kanabisit. Ndërkohë që në operacionin e fundit, ku u goditën dhe familjarë të ish-deputetit Rrahman Rraja, Sefa gjithashtu kishte rol aktiv në trafikun e drogës, në bashkëpunim me personat e tjerë të shpallur në kërkim dhe të vënë në pranga.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB