Video

Vrasja e Renato Hoxhajt pa autor, kamerat pikasin të dyshuarin

Sipas informacioneve nga policia, në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të një armë tip pistoletë 9 mm.

F.m
Vrasja e Renato Hoxhajt pa autor, kamerat pikasin të dyshuarin
Renato Hoxhaj

TIRANË- Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë vijon të jetë ende pa autor dhe i mbushur me mister. Deri më tani janë shoqëruar pesë persona në polici, por në dëshmitë e tyre nuk kanë dhënë detaje që mund të ndihmojnë grupin hetimor për ngjarjen.

Sipas informacioneve nga policia, në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të një armë tip pistoletë 9 mm. Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup. Sipas asaj që bëhet me dije nga grupi hetimor, kamerat e sigurisë nëpër qytet kanë kapur pamje të autorit. Ky i fundit, ka qenë ishte i maskuar me kapele dhe shall. Ndërkohë partnerja e 58-vjeçarit ka deklaruar para grupit hetimor se nuk di që Hoxhaj të ketë pasur konflikte. Viktima nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa në zonë njihej si njeri jo problematik.

Poll

MOS HUMB