Video

Vrasja me çekiç në Krujë, sherri ndodhi për një fërkim makinash

Viktima është Petrit Ndou, i cili humbi jetën pasi u godit me çekiç në kokë.

zh.ll
Vrasja me çekiç në Krujë, sherri ndodhi për
petrit ndou

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak pas mesnate, në fshatin Bushnesh, pranë rrugës Fushë Krujë-Mamurras, ku një konflikt i çastit mes dy shoferëve, në një rrugë dytësore me qarkullim të ulët, u kthye në tragjedi me pasojë vrasjen e një 57-vjeçari. Viktima është Petrit Ndou, i cili humbi jetën pasi u godit me çekiç në kokë. Mësohet se e gjithë ngjarja ka nisur për shkak të përparësisë së lëvizjes në një rrugë të ngushtë dhe një gërvishtjeje të lehtë mes dy automjeteve. Konflikti ka agravuar në dhunë fizike, ku Andi Vokri ka goditur për vdekje me çekiç Petrit Ndoun. Viktima ka humbur jetën si pasojë e një plage të rëndë në kokë, ndërsa në vendngjarje është gjetur edhe çekiçi, i cili dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit. Autori është shoqëruar menjëherë nga uniformat blu, ndërsa në komisariat ai ka deklaruar se situata i ka dalë jashtë kontrollit dhe se nuk kishte si qëllim që t’i merrte jetën Ndout. Paralelisht, policia po mbledh dëshmitë e dëshmitarëve okularë dhe po analizon provat materiale për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB