Video

Xhaçka, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve

Deputetja Xhaçka akuzohet se ka shkelur ligjin për konfliktin e interesit, pasi gjatë kohës që ka qenë ministre, bashkëshorti i saj Artan Gaçi, ka fituar statusin e investitorit strategjik.

F.m
Xhaçka, "mollë sherri" në Konferencën e
Gazment Bardhi, Olta Xhaçka dhe Lindita Nikolla

TIRANË- Konferenca e kryetarëve në Kuvend është shoqëruar me debate të forta mes deputetit Gazment Bardhit dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, për çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka. Bardhi i ka kërkuar Nikollës që të zbatohet vendimi i gjykatës Kushtetuese, dhe se mazhoranca është duke vepruar në shkelje të ligjit. Nga ana e saj kryeparlamentarja Lindita Nikolla, njoftoi se të hënën do të mblidhet Këshilli i Mandateve, ku do të merret në shqyrtim edhe mandati i ish-ministres Xhaçka. Deputetja Xhaçka akuzohet se ka shkelur ligjin për konfliktin e interesit, pasi gjatë kohës që ka qenë ministre, bashkëshorti i saj Artan Gaçi, ka fituar statusin e investitorit strategjik.

 

Poll

MOS HUMB