Video

Zbulohet “shtëpi bari” në Laknas

Dy vëllezërit sapo ishin kthyer nga Anglia dhe kjo ishte hera e dytë që kishin ngritur një shtëpi bari.

F.m
Zbulohet “shtëpi bari” në Laknas
Shkëlqim dhe Fatmir Matraxhi

TIRANË- Një “shtëpi bari” është zbuluar në zonën e Laknasit në Tiranë. Autoritetet kanë vënë në pranga dy vëllezërit Shkëlqim dhe Fatmir Matraxhi, 38 dhe 28 vjeç, si dhe është hetuar në gjendje të lirë babai i tyre. Dy vëllezërit sapo ishin kthyer nga Anglia dhe kjo ishte hera e dytë që kishin ngritur një shtëpi bari. Bashkë me ta u prangos edhe punonjësi i OSHEE-së, Endrit Paja, i cili nuk kishte kallëzuar vjedhjen e energjisë elektrike me të cilën kultivoheshin bimët narkotike.

Në total u sekustruan 20 bimë narkotike Cannabis Sativa, rreth 60 cm të larta, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 5 llamba speciale për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra për pastrimin e aromave, 3 ventilatorë freskues, 2 pajisje për matjen dhe rregullimin e temperaturës dhe pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura./ZËRI

Poll

MOS HUMB