FOTO
SHKODËR- Një lokal në katin e 11-të të një godine në qendër të Shkodrës është përfshirë nga flakët duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës. Zjarri ka përfshirë ambientet e biznesit ndërsa era e fortë po e vështirëson ndërhyrjen për shuarjen e tij.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në ambientet përreth.
Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pas përfundimit të ndërhyrjes pritet të vlerësohen dëmet materiale./ZËRI