Aktualitet

29 vite nga tragjedia e Otrantos! 81 karrige për 81 viktima, vendosen buzë detit

Nga viktimat, 24 trupa nuk u arritën të gjendeshin kurrë.

F.I
29 vite nga tragjedia e Otrantos! 81 karrige për 81 viktima, vendosen
pamje nga homazhet

VLORË-Sot janë mbushur 29 vite nga Tragjedia e Otrantos, e ndodhur më 28 mars të vitit 1997, ku anija shqiptare “Katri i Radës”, u përmbyt në Ngushticën e Otrantos nga forcat detare italiane. Në bordin e anijes ishin 142 persona, nga ku 81 humbën jetën dhe vetëm 61 mundën të mbijetonin. Nga viktimat, 24 trupa nuk u arritën të gjendeshin kurrë.

Familjarë të viktimave, përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror, si dhe qytetarë të shumtë, u mblodhën pranë bregdetit për të nderuar kujtimin e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi. Në shenjë homazhi dhe solidariteti 81 karrige u vendosën buzë detit në përkujtim të viktimave.

Çfarë ndodhi më 28 mars

Më 28 mars të vitit 1997, ku anija shqiptare “Katri i Radës”, u përmbyt në Ngushticën e Otrantos nga forcat detare italiane. Pas nisjes dhe kalimit në ujrat e Italisë anija “Kater i Rades” u përball me goditjet e  anijes luftarake “Sibilla”. Anija “Sibilla” iu afrua shumë anijes shqiptare, aq sa pasagjerët “Katerit” panë dy burra mbi urën e anijes, ku njëri prej tyre drejtonte një mitraloz dhe tjetri i bënte fotografi, e nga ana tjetër mbi kokat e tyre fluturonte një helikopter i marinës italiane, ku e gjithë ngjarja tragjike po filmohej nga lart.

Me dy goditje të forta të anijes italiane, anija shqiptare u përmbysur e gjitha. Ata që nuk dinin të notonin  u munduan të  hipnin mbi anije, por shumë gra e fëmijë u mbytën sepse nuk mundën dot të dilnin pasi ndodheshin në pjesët e brendshme të saj. Pas gjashtë muajsh, autoritetet nxorrën nga fundi i detit anijen e mbytur,  “Kateri i Radës” ku brenda saj u gjenden disa prej të mbyturve. Komandanti i anijes Sibilla u dënua vetëm me 2 vite burg, ndërsa Komandanti shqiptar i anijes Kater i Radës me 3 vite burg. Por edhe pas kaq shumë vitesh familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi, pasi humbën tragjikisht njerëzit e tyre të dashur si shkak i sulmit nga anija italiane./ZËRI

Poll

MOS HUMB