Aktualitet

“500 mijë euro, ose shiko çfarë do të pësosh”, si ndodhi shpërthimi me tritol në biznesin në Kamëz

Jeton Lami dyshohet se bashkë me tre persona të tjerë, shkatërroi me tritol restorantin “Perla e Detit” në Kamëz, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 mijë eurosh, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, Saimir Sina

E.K
“500 mijë euro, ose shiko çfarë do të
jeton lami dhe ervis martinaj

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur rreth 10 ditë më parë në Kamëz, ku një sasi tritoli shpërtheu në restorantin Perla e Detit, pas një shantazhi që i ishte bërë pronarit të biznesit, dhe një gjobe prej 500 mijë euro për llogari të kushërinjve Lami.  Disa ditë përpara ngjarjes, dyshohet se shtetasi Florin Domi, i cili ka një biznes në afërsi të lokalit, ka thirrur pronarin e lokalit Saimir Sina duke i thënë se po e kërkon Jeton Lami (Ish-efektivi i policisë, që shoqëronte ditëen e zhdukjes Ervis Martinajn).

Sina ka shkuar dhe e ka takuar Lamin ku ky i fundit i ka thënë që ‘pse na kundërshton’, në lidhje me zhvillimin e biznesit në pronën e tij.

Sina i ka thënë që nuk i njihte fare. Pas kësaj Lami i ka thënë meqë “nuk na njeh do na japësh 500 mijë euro, ose do ta shikosh se çfarë do të pësosh”.

Sina ka kundërshtuar duke thënë se nuk do u jepte asnjë lekë. Disa ditë pas kësaj Sina është larguar drejt Italisë ku dhe jeton. Ndërkohë, Flogert Mzhika ka shkuar dhe ka takuar dy kunetërit që e kishin marrë me qira biznesin ku u ka thënë se nuk do t’a gëzojnë dot.

Autori i vendosjes së tritolit dyshohet të jetë anëtar i këtij grupi, ende i paidentifikuar nga policia, por që sipas burimeve dyshohet se është i njëjti person i vendosjes së lëndës shpërthyese në banesën e Xhelal Mziut dhe në disa raste të tjera në zonën e Kamzës.

Për ngjarjen aktualisht mbetet në burg vetëm shtetasi Flogert Mzhika, ndërkohë që Jeton Lami u la nën masën e arrestit të shtëpisë, ndërsa Florin Domi u lirua kundrejt garancisë pasurore. Në kërkim mbetet shtetasi Ervis Lami, me precedentë të mëparshëm penalë, i cili është kushëri me ish-efektivin e policisë.

Poll

MOS HUMB