Aktualitet

'8316 lekë pension'/ SPAK: Nëna e Kryemadhit 846 mijë euro minus! Përdori kompaninë e Gentian Sulës për t'i justifikuar "cash-in". Si u ble dublex-i në Bllok

Në dokumentin e siguruar nga ZËRI, edhe pse nëna e Kryemadhit ishte një grua që merrte një pension vetëm prej 8316 lekësh për punën e saj si infermiere, në llogaritë e saj lëvizin qindra mijëra euro si për kredi dhe për të blerë shtëpi. 

k.m.
'8316 lekë pension'/ SPAK: Nëna e Kryemadhit 846 mijë
Ilir Meta, Fatime dhe Monika Kryemadhi

TIRANË- SPAK ka zbuluar sesi u ble apartamenti duplex nga Fatime Kryemadhi për të bijën, Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën. Pas hetimeve, SPAK ka dalë në përfundimin se paratë që dyshohen se vinin nga aktiviteti i korrupsionit i mbulonin me kredi të marra në bankë e që më pas shlyheshin nga Fatime Kryemadhi. Në dokumentin e siguruar nga ZËRI, edhe pse nëna e Kryemadhit ishte një grua që merrte një pension vetëm prej 8316 lekësh për punën e saj si infermiere, në llogaritë e saj lëvizin qindra mijëra euro si për kredi dhe për të blerë shtëpi. Në dosjen e SPAK  janë evidentuar disa raste kur Monika Kryemadhi merrte overdrafte me vlera të mëdha parash, konkretisht 131 mijë euro, që më pas shlyheshin nga e ëma e saj, Fatime Kryemadhi. Kjo e fundit blen edhe dublexin me blerë mbi 600 mijë euro. Nga analiza financiare që iu bë të ardhurave dhe shpenzimeve, të pasqyruara në llogaritë bankare të Fatime Kryemadhit rezultoi se kjo shtetase, në vitin-2010, ka balancë negative në shumën 846,000 Euro. Pra nuk ka asnjë shans që të ketë paguar me paratë e saj të gjitha pronat e blera. Edhe pse e ëma e Kryemadhit pretendon se është marrë me shitblerje pronash, ka dhënë truall për pallat dhe ka marrë 19 hyrje, por në disa raste deklaron se ka marrë edhe hua nga familjarët e saj.

DEKLARATA E FATIME KRYEMADHIT NË SPAK: 

Në deklarimet saj shtetasja Fatime Kryemadhi, e pyetur në lidhje me të ardhurat të cilat i ka përdorur për të blerë pasuri të paluajtshme, si dhe ato të përdorura për likujdimin e kredive që ajo vetë ka marrë, por edhe ato të marra nga vajza, Monika Kryemadhi dhe që janë financuar nga Fatimja, deklaron se me ardhjen e demokracisë kishte dhënë me qira një pjesë të apartamentit 3+1 që kishte te zona e Shallvareve, dhe nga qiraja përfitonte një mijë marka në muaj. Kjo shumë u pagua për gati dy vjet, por nuk kishte lidhur një kontratë qiraje para noterit. Bashkëshorti i saj, Ramazani, pas daljes në pension në vitin 1992, punoi si kambist ndërsa djali, Drini ka punuar si si DJ në disko Albania. Në vitin 1990, sipas Kryemadhit, ishin pajisur me leje ndërtimi nga këshilli i fshatit Mézes dhe kishin ndërtuar një shtëpi me sipërfaqe 100 m2 dhe truall 400 m2. Pas ndërtimit të shtëpisë në Mëzes, Fatimja deklaroi se kishte dhënë me qira apartamentin që kishte te Shallvaret, me qira mujore 500 USD për një periudhë 2-3 vjeçare dhe për këtë kishte lidhur edhe kontratë qiraje te Noteri. Më pas shtëpinë ia kishte dhënë me qira një shoqërie greke për shumën një milionë e gjysëm lekë, dhe me të ardhurat e siguruara arriti të blente nga komshiu apartamentin e tij për vlerën 35 milionë lekë. Pasi i bashkoi të dy aartamentet, ia dha përsëri me qira shoqërisë greke, duke rritur qiranë në dy milionë e gjysëm lekë në muaj dhe qiraja zgjati tre vjet. Deklaruesja në vijim sqaroi se kishte blerë tokë bujqësore nga një person që quhej Lym, por nuk e mbante mend shumën me të cilën kishte blerë tokën. Këtë tokë e bleu pasi Gent Sula do të bënte një pallat të toka që bashkëshorti kishte përfituar me ligjin 7501, por ndërtuesi kërkonte më shumë sipërfaqe toke nga sa ata kishin. Për ndërtimin e pallatit, kishin biseduar, me disa shoqëri, emrat e të cilëve Fatimja deklaroi se nuk i mbante mend por nuk kishin rënë dakord. Nga ndërtimi, Fatimja do të përfitonte 19 hyrje, ndërsa numrin e dyqaneve dhe garazheve nuk e mbante mend. Sipas deklarueses, kompania "Agi Kons" përveç sipërfaqes ndërtimore i kishte dhënë asaj edhe një sasi lekësh, shumën e të cilave nuk e mbante mend. Nga të ardhurat e qirasë dhe nga të ardhurat nga puna e saj, Fatimja kishte blerë edhe një apartament 1+1 në vendin e quajtur Dolce Vita në Durrës. Këtë apartament më vonë e kishte shitur por nuk mbante mend as çmimin e blerjes dhe as atë të shitjes. Në lidhje me apartamentet që ajo kishte blerë nga kompanía Bjorn shpk, Fatimja deklaron se i kishte blerë këto apartamente me paratë që njerëzit i kishin hedhur për ngushëllim kur i vdiq bashkëshorti. Fatime Kryemadhi deklaron nuk mbante mend se sa lekë i kishte blerë apartamentet por mbante mend se likujdimin e kishte bërë nëpërmjet bankës. Fatime Kryemadhi deklaron se nga paratë që njerzit i kishin dhënë për ngushëllim ishin mbledhur rreth 100 milionë lekë të vjetra, dhe apartamentet që bleu me këto të ardhura i shkëmbeu më vonë me apartamentin ku banonte Lefteri Haxhiu, te pallati i Fratarit në ish bllok, ku jetonte me Monikën. E pyetur se çfarë toke i kishte shitur shtetasit Gentjan Sula, për vlerën 246.000 USD, fakt ky i deklaruar në bankën ku kishte depozituar paratë, Fatime Kryemadhi deklaroi se ajo nuk e kujtonte këtë veprim bankar dhe nuk mund të thoshte asnjë gjë lidhur me të. E pyetur për origjinën e parave që kishte depozituar në bankën Credins në datën 8 Mars 2010, përkatësisht 240.000 Euro dhe 8.500.000 Lekë, Fatime Kryemadhi deklaroi se ato para i kishte marrë borxh nga njerëzit e saj të afërt dhe konkretisht nga Bujare Ahmetaj që jetone në Strugë, Sadete Lami që ishte nusja e nipit të saj dhe punonte farmaciste dhe prej djalit, Drinit.

Fatimja shtoi se Drinit i kishte marrë 160 milionë lekë borxh, ndërsa nuk mbante mend se sa para i kishte marrë Bujares dhe Sadetes.

PJESË NGA DOSJA E SPAK:

Në vitin 2008, Fatime Kryemadhi ka dhënë për zhvillim truallin në pronësi. Këtë pronë truall, Fatimja e ka blerë në datën 31 Janar 2003 nga shtetasi Selim Shima për shumën prej 1.500.000 lekë.. Në deklarimi e interesave private periodiko/vjetore të datës 23 Mars 2011(Për vitin 2010), Ilir Metaj ka deklaruar se ka banuar se adresën Rruga "Brigada e 3-18” në një apartament 200 m2 me vlerë 400.000 Euro. Si burim i parave me të cilat ka blerë apartamentin ka deklartuar një kredi bankare dhe para cash. Nga hetimi ka rezulmar se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk kanë deklaruar gjendje të parave cash në vitin 2007, në vitin 2008 dhe në vitin 2009 për këtë arsye u he verifikimi i llogarive bankare se tyve dhe familjarëve të afërt.

Nga verifikimi i llogarisë bankare të Monika Kryemadhit rezulton se në datën 05 dhe 9 Maj 2008 ka tërhequr si overdraft 50.000 Euro. Në datën 28 Maj 2008 ka derdhur cash 10.000 Euro dhe 29 Korrik 2005 ka derdhur cash në llogari 41.000 euro (nuk dihet origjina e këtyre parave pasi prezumohet se shuma e tërhequr nga overdrafti ka shërbyer për shpenzime dhe deri në atë moment, situata e tyre financiare nuk kishte ndryshuar.

Në datën 31 Tetor 2008, Monika Kryemadhi ka tërhequr nga llogaria overdraft me vlerën 20 mijë euro, ky overdraft është shlyer nga derdhja cash në vlerën 21 mijë europ nga Fatime Kryemadhi (Fatimja nuk jep shpjegime për burimin e të ardhurave).

Në datën 07 Prill 2009, Monika Kryemadhi ka tërhequr nga overdnfti 70.000 Euro cash, të cilin e ka likajduar në datën 21 Qershor 2009 duke marrë kredi në vlerën 115.000 euro. Me diferencën që i ka mbetur nga kredia 115.000 Euro, ka shlyer kredinë marrë në daten 13 Mars 2000.

Në datën 23 Nëntor 2009, Fatime Kryemadhi ka derdhur cash në llogarinë e Monikës shumën 70.000 euro.

Në datën 26 Nëntor 2009, Monika Kryemadhi ka marrë kredi se vlerën 45.000 Euro, e cila së bashku me shumën 70.000 euro që ka derdhur Fatime Kryemadhi ka shërbyer për kujdimin e kredisë me vlerë 115.000 Euro.

Në datën 11 Dhjetor 2009, Fatime Kryemadhi ka derdhur cash në lingarinë e Monikës, shumën 47.000 Euro me të cilën Monika ka shlyer krudinë e marrë në datën 26 Nẹptre 2009 në vlerën 45.000 Euro. (Ne këtë periudhe kohare, rezulton që Monika Kryemadhi nuk ka detyrime ndaj bankës, ndërkohë që llogaritë e saj janë kredituar nga Fatime Kryemadhilat total në shumën 138.000 Euro) Por kjo e fundit nuk e deklaron asnjëherë se cili është burimi i këtyre parave. Po ashtu, këto para në asnjë moment nuk janë deklaruar as si borxh dhe as si hua.

Burimi i krijimit të këtyre parave sipas SPAK është kompania Agi Kons. Në fakt rezulton se Kompania AGI Kons ka kreditar në llogarinë e Fatime Kryemadhit shumën totale 100.000 Euro dhe më konkretisht 25 Korrik 2008 shumën prej 50.000 EURO si e ardhur nga kontrata premtim shitje, dhe së datën 13 Tetor 2009 shuma prej 50.000 Euro për anulimin e kontratës.

Kështu nga 138 mijë euro që Fatime Kryemadhi ka derdhur në emër të vajzës së saj, 38 mijë euro nuk i justifikon.

“Në total Fatime Kryemadhi ka mungesë burimesh të ligjshme për të financuar shpenzimet deri në muajin mars 2010, kohë kur janë blerë apartamentet dhe janë marrë kreditë.”

Me procesverbalin e kqyrjes të datës 17 Janar 2023, është administruar kartela e pensionit e shtetases Fatime Kryemadhi nga e cila rezulton se kjo shtetase ka qenë e punësuar si infermiere me pagë neto 11.254 lekë në muajin e fundit para daljes në pension dhe në datën 26 Nëntor 2001, ka përfituar pension pleqërie. Totali i të ardhurave mujore së bashkë me kompensimet për Fatime Kryemadhin është llogaritur në 8316 lekë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon se shtetasja Fatime Sefedin Kryemadhi, nuk ka aktivitet privat të regjistruar në emrin e saj. Nga hetimi ka rezultuar se me kontratën Nr. 1205 Rep. Nr. 334 Kol. datë 10 Mars 2010, Kozeta Fino ia ka shitur pasurinë 3/64+8-1, me sipërfaqe 183 m2, Fatime Kryemadhit për vlerën 32,025,000 lekë, të likujduara jashtë zyrës noteriale. (Kursi i këmbimit të Euros me lekun në datën 10 Mara 2010 ka qenë 1 x 139.3 dhe shumë 310.000 Euro që Fatime Kryemadhi ka transferuar në llogarinë bankare të Kozeta Finos, konvertohet në 43.183.000 leke). Në total rezulton se Fatime Kryemadhi ka shpenzuar për blerjen e apartamentit nga Kozeta Fino, shumën prej 46.138.000 lekë së bashku me tatimin. Nga sa mësipër, arrihet në konkluzionin se Fatime Kryemadhi në datën 08 Mars 2010 ka depozituar në formë cash në dy llogari bankare në Credins Bank, shumën 8.500.000 lekë i ka konvertuar po atë ditë në shumën 60.000 Euro) si dhe shumën 240.000 Euro. Në të njëjtën ditë, shumën prej 300.000 Euro e ka depozituar cash në llogarinë bankare nr.00082245, në Emporiki Bank. Pasi ka depozituar edhe 10.000 Euro të tiera cash në këtë llogari, shumën prej 310.000 Euro i ka transferuar në llogarinë e  Kozeta Fino për të likuiduar banesën që kjo e fundit i ka shitur.

"Burimi i shumës prej 310.000 Euro mik është deklaruar në momentin e depozitimit cash, nga shtetasia Fatime Kryemadhi dhe burimi i krijimit të këtyre parave është i panjohur."

Nga hetimi është vërtetuar se apartamenti tip dublex i regjistruar në ZVRPP Tiranë me numrat e pasurisë 3/64-1-8 dhe 3/64+1-9, është blerë nga shtetasit Ilir Metaj. Monika Kryemadhi dhe Fatime Kryemadhi i blejnë apartamentin shtetasit Mirvien Nino. Vlera e apartamenteve. Mirvjen Nino e ka blerë apartamentin me Nr. Pasurie 3/64+1-8, nga Hajredin Fratari në vitin 2006, por kontrata është përpiluar në emrin e Kozeta Finos. Më vonë, Mirvjen Nino ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme mbi taracën e apartamentit me Nr. pasurie 3/64+1-8, një apartament pa leje me sipërfaqe 200 m2. Te dy apartamentet gjenden në pallatin "Fratari" në rrugën Vaso Pasha, Tiranë.

Kozeta Fino e ka blerë në fakt nga Mirvjen Nino, por kontrata e shitblerjes është bërë në emrin e saj pasi apartamenti u ble me kredi bankare, dhe Mirvjen Nino nuk kishte mundësi të merrte kredi pasi kishte kredi të tjera të palikujduara. Kozeta Fino deklaroi se ajo ka patur njohje me shtetasin Mirvjen Haxhialiu (Nino) që prej fëmijërisë, pasi janë rritur në një lagje në qytetin e Beratit. Pas largimit nga puna si Drejtore e Agjencisë Kombëtare të Privatizimit, ajo ka hapur një biznes privat me objekt shitje-blerje të pasurive të patundshme dhe rreth vitit 2005 është ritakuar me Mirvjen Ninon, i cili edhe i kërkoi që të bashkëpunonin në fushën e shitblerjes së pasurive të patundshme. Nga sa kujtonte deklaruesja, në vitin 2007 Mirvjeni bleu nga kompania Fratari, një apartament, kontrata e shitblerjes së të cilit u bë në emrin e Kozetës me kredi bankare, e cila gjithashtu u mor në bankë në emrin e saj, pasi Mirvjeni kishte probleme me bankat për shkak të kredive që kishte marrë dhe nuk i kishte shlyer.

Kozeta deklaroi se: Duke qenë se unë nuk kisha lidhje reale me pronësinë, muk e mbaj mend emimin e blerjes së apartamentit dhe as vlerën e kredisë që u marr në bankë për këtë qëllim. Ambjenti që Mirjeni bleu në emrin e Kosetës, kishte shërbyer si zyra për kompaninë Fratari dhe menjëherë pas blerjes. Mirvjeni filloi përshtatjen e tij si apartament si dhe filloi ndërtimin pa leje të një kati shtesë mbi apartamentin. Në përfundim të punimeve apartamenti që u ble në emrin e Kozetës, së bashku me shtesën pa leje të ndërtuar nga Miryjeni, i bashkuan me shkallë të brendshme dhe u krijua një apartament dubleks. Kozeta deklaraton gjithashtu se legalizimi që iu bë shtesës së ndërtuar pa leje nga Mirvjeni, është bërë me letra të fallsifikuara pasi apartamenti nuk ishte një kat por u krijua një apartament i vetëm dubleks. Për të verifikuar vërtesinë e thënieve lidhur me pronësinë reale të apartamentit me nr. pasurie 3/64+1-8 u bë verifikimi i llogarive bankare të Kozeta Finos. Nga shqyrtimi i tyre rezulton se llogariuë bankare në Emporiki Bank nr. 1714, në Euro, e shtetases Kozeta Fino, është kredituar në datën 29 Dhjetor 2006, me shumën 150.000 Euro. Në datën 12 Janar 2007 kjo shumë i ka kaluar në llogari shtetasit Hajredin Fratari me përshkrimin "Pagesë për blerje apartamenti". Në datën 27 Shkurt 2007 është kreditur me derdhje cash nga Iglent Haxhialiu me vlerën 1.122 Euro me përshkrim "pagesë e principalit të kredisë". Kreditimet e llogarisë me para cash nga Iglent Haxhialiu kanë vazhduar në muajt Mars, Prill, Maj dhe Qershor 2007. Në muajin Korrik dhe Gusht 2007, pagesa e principalit të kredisë është paguar nga Kozeta Fino dhe në datën 30 Gusht 2007, llogaria është kredituar me 30.000 Euro si dhe e njëjta shumë është tërhequr cash përsëri nga Kozeta.

Lidhur me këto para, Kozeta deklaron se ia ka dhënë Mirvjeni dhe kur i ka tërhequr i ka dhënë po Mirvjenit i cili i shpenzonte për të paguar punimet që ai kryente në apartametin që ai kishte në emrin e saj.

Në datën 21 Shtator 2007, nga banka Emporiki, është lëvruar një kredi e re në shumën 140.000 Euro, për të cilën Kozeta deklaroi se është marrë me kërkesën e Mirvjenit, pasi ai i kishte thënë që i duheshin për të përfunduar punimet që kryente për shtesën dhe mobilimin e apartamentit, ndryshe punimet do të mbeteshin pa përfunduar dhe nuk mund të shiste apartamentin. Duke qenë se Kozeta kishte "ngecur" ne këtë problem, u detyrua që të nënshkruante edhe dokumentet për kredinë e re. Në vijim të gjitha pagesat për këstin e kredisë janë derdhur cash në llogarinë e Kozetës nga Nikola Nino (vëllai i Mirvjen Ninos) dhe Mirvjen Nino, çka tregon që Mirvjeni ishte de facto pronari i apartamentit.

Në datën 10 Mars 2010, llogaris në Emporiki Bank, nr. 1714 në Euro e Kozeta Finos, është kredituar me shumën 310.670 Euro, nga të cilat 310.000 janë transferuar nëpërmjet bankës nga Fatime Kryemadhi me përshkrim "Pagest për blerje apartamenti dhe 670 Euro janë depozituar cash nga Fatime Kryemadhi me të njëjtin përshkrim.

Mirvjen Nino ka sqaruar se: Ai apartament është blerë në bashkëpunim timin me Kozeta Finon dhe është blerë ne emrin e Kozetës pasi unë mik mund te merrja kredi për shkak të kisha marrë kredi të tjera dhe nuk me jepte banka kredi të tjera. Negociatat me Hajredinin i kam bërë unë dhe për këtë rast mua më ka thirrur vetë Hajredini i cili më ka thënë nëse isha i Interestur të bleja zyrat në katin e pestë (të fundit) të pallatit që ai kishte ndërtuar në rrugën "Vaso Pasha". Mua më pëlqeu pazari dhe e blemë 180.000 Euro me paratë që i mori Kozeta nga banka me kredi bankare, në ambjentin që më parë ishin zyrat e kompanisë së Hajredin Fraturit filluam ta përshtatim si apartament dhe pjesën që në taracën e apartamentit ndodhej një dritare bëmë zgjerim dhe ndërtuam shkallët e brendshme të cilat më vonë lidhën apartamentin me shtesën që ndërtuam me konstruksion metalik dhe mure gipsi. Rregullimi i apartamentit që blemë dhe ndërtimi i shtesës mbi të zgjatën rreth 7-8 muaj. Në përfundim të punimeve u përfitua një apartament dubleks ku kati i poshtëm ishte 183 m2 dhe kati i sipërm ishte 200 m2 ka përfshihej edhe veranda dhe kafazi i shkallëve gjithsej 20 m2.

Nga verifikimi i dokumenteve shoqëruese të aplikimit për qira financiare nga shtetasi Mirvjen Nino ka rezultuar se në datën 30 Qershor 2009  ka lidhur kontrate qiraje me shtetasen Fatime Kryemadhi për apartamentin me sipërfaqe 200 m2. Vlera e qirasë mujore është 3.000 Euro. Nga sa më sipër rezulton se shtetasja Fatime Kryemadhi ka banuar në apartamentin në fjalë nga muaji Shkurt 2008 deri në muajin Shtator 2009, pasi në muajin Tetor pronar i apartamentit u bë Credins Bank. Për këtë periudhë kohe (20 muaj) Fatime Kryemadhi ka paguar shumën 60.000 Euro për qiranë e apartamentit në pronësi të Mirvjen Ninos.

Ndaj, shtetasja Fatime Kryemadhi dyshohet se kanë konsumuar veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 dhe 25 i Kodit Penal. Monika Kryemadhi dhe Ilir Metaj në deklaratën e interesave private vjetore rezulton se kanë bërë deklarim të rremë lidhur me burimin e financimit, për blerjen e apartamentit epo ashtu nuk kanë deklaruar shpenzimet e qirasë. Ata nuk kanë deklaruar se financimin në vlerën 200.000 Euro për blerjen e apartamentit me numër pasurie 3/64-1-9 eshte kryer nga Fatime Kryemadhi, por kanë deklaruar se shuma prej 200.000 Euro ka qenë gjendje cash nga shitja në vitin 2006 e vilës në Golem, Kavajë, ndërkohë që nëse ata do ti kishin këto shuma parash cash, nuk kishte pse Fatimja të financonte në një kohë shumë të shkurtër llogaritë bankare të tyre në këtë vlerë, madje dhe më shumë. Ky përfundim bazohet në faktin se Fatime Kryemadhi përveç se ka paguar shumën 310.000 Euro, ka paguar edhe tatimin e pronës që në rastin e shitjes së një pasurie paguhet nga pronari i pasurisë.

"Nga analiza financiare që iu bë të ardhurave dhe shpenzimeve, të pasqyruara në llogaritë bankare të Fatime Kryemadhit rezultoi se kjo shtetase, në vitin 2010, Ка balancë negative në shumën 846,000 Euro,"-është përfundimi i SPAK. Sipas SPAK, me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve këto shuma parashë me origjinë korruptive, është përdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare, dhe më pas shlyerja e kredive nëpërmjet depozitimit Cash pa burim të ligjshem nga Fatime Kryemadhit, me deklarimin e burimeve të paqëna sikurse është rasti i shtetasit Gentjan Sula me qëllim shlyerjen e kredive, është arritur që të futen në sistemin bankar një shumë e pajustifikuar parashë prej 846,000 Euro.

Në deklarimet saj shtetasja Fatime Kryemadhi, e pyetur në lidhje me të ardhurat të cilat i ka përdorur për të blerë pasuri të paluajtshme, si dhe ato të përdorura për likujdimin e kredive që ajo vetë ka marrë, por edhe ato të marra nga vajza, Monika Kryemadhi dhe që janë financuar nga Fatimja, deklaron se me ardhjen e demokracisë kishte dhënë me qira një pjesë të apartamentit 3+1 që kishte te zona e Shallvareve, dhe nga qiraja përfitonte një mijë marka në muaj. Kjo shumë u pagua për gati dy vjet, por nuk kishte lidhur një kontratë qiraje para noterit. Bashkëshorti i saj, Ramazani, pas daljes në pension në vitin 1992, punoi si kambist ndërsa djali, Drini ka punuar si si DJ në disko Albania. Në vitin 1990, sipas Kryemadhit, ishin pajisur me leje ndërtimi nga këshilli i fshatit Mézes dhe kishin ndërtuar një shtëpi me sipërfaqe 100 m2 dhe truall 400 m2. Pas ndërtimit të shtëpisë në Mëzes, Fatimja deklaroi se kishte dhënë me qira apartamentin që kishte te Shallvaret, me qira mujore 500 USD për një periudhë 2-3 vjeçare dhe për këtë kishte lidhur edhe kontratë qiraje te Noteri.

Më pas shtëpinë ia kishte dhënë me qira një shoqërie greke për shumën një milionë e gjysëm lekë, dhe me të ardhurat e siguruara arriti të blente nga komshiu apartamentin e tij për vlerën 35 milionë lekë. Pasi i bashkoi të dy aartamentet, ia dha përsëri me qira shoqërisë greke, duke rritur qiranë në dy milionë e gjysëm lekë në muaj dhe qiraja zgjati tre vjet. Deklaruesja në vijim sqaroi se kishte blerë tokë bujqësore nga një person që quhej Lym, por nuk e mbante mend shumën me të cilën kishte blerë tokën. Këtë tokë e bleu pasi Gent Sula do të bënte një pallat të toka që bashkëshorti kishte përfituar me ligjin 7501, por ndërtuesi kërkonte më shumë sipërfaqe toke nga sa ata kishin. Për ndërtimin e pallatit, kishin biseduar, me disa shoqëri, emrat e të cilëve Fatimja deklaroi se nuk i mbante mend por nuk kishin rënë dakord. Nga ndërtimi, Fatimja do të përfitonte 19 hyrje, ndërsa numrin e dyqaneve dhe garazheve nuk e mbante mend. Sipas deklarueses, kompania "Agi Kons" përveç sipërfaqes ndërtimore i kishte dhënë asaj edhe një sasi lekësh, shumën e të cilave nuk e mbante mend. Nga të ardhurat e qirasë dhe nga të ardhurat nga puna e saj, Fatimja kishte blerë edhe një apartament 1+1 në vendin e quajtur Dolce Vita në Durrës. Këtë apartament më vonë e kishte shitur por nuk mbante mend as çmimin e blerjes dhe as atë të shitjes. Në lidhje me apartamentet që ajo kishte blerë nga kompanía Bjorn shpk, Fatimja deklaron se i kishte blerë këto apartamente me paratë që njerëzit i kishin hedhur për ngushëllim kur i vdiq bashkëshorti. Fatime Kryemadhi deklaron nuk mbante mend se sa lekë i kishte blerë apartamentet por mbante mend se likujdimin e kishte bërë nëpërmjet bankës. Fatime Kryemadhi deklaron se nga paratë që njerzit i kishin dhënë për ngushëllim ishin mbledhur rreth 100 milionë lekë të vjetra, dhe apartamentet që bleu me këto të ardhura i shkëmbeu më vonë me apartamentin ku banonte Lefteri Haxhiu, te pallati i Fratarit në ish bllok, ku jetonte me Monikën. E pyetur se çfarë toke i kishte shitur shtetasit Gentjan Sula, për vlerën 246.000 USD, fakt ky i deklaruar në bankën ku kishte depozituar paratë, Fatime Kryemadhi deklaroi se ajo nuk e kujtonte këtë veprim bankar dhe nuk mund të thoshte asnjë gjë lidhur me të. E pyetur për origjinën e parave që kishte depozituar në bankën Credins në datën 8 Mars 2010, përkatësisht 240.000 Euro dhe 8.500.000 Lekë, Fatime Kryemadhi deklaroi se ato para i kishte marrë borxh nga njerëzit e saj të afërt dhe konkretisht nga Bujare Ahmetaj që jetone në Strugë, Sadete Lami që ishte nusja e nipit të saj dhe punonte farmaciste dhe prej djalit, Drinit.

Fatimja shtoi se Drinit i kishte marrë 160 milionë lekë borxh, ndërsa nuk mbante mend se sa para i kishte marrë Bujares dhe Sadetes.

Paratë e sipër përmendura, Fatimja deklaroi se i duheshin për të blerë hyrjen ku ajo, Monika dhe lliri jetonin me qira. Sipas deklarueses, pasi kishte dhënë për ndërtim të pallatit, shtëpinë dhe truallin në Mëzes, kishin marrë me qira nga Mirvjen dhe Sokol Nino, dy aparatamente që lidheshin me njëri tjetrin me shkallë të brendshme dhe që formonin një apartament dubleks. Qiraja ishte 2-3 mijë Euro në muaj dhe sipas deklarueses, me qira jetuan rreth 4 muaj pastaj apartamentin e blenë. Ajo pagoi për pjesën e saj rreth 320 mijë Euro, dhe lekët ia likujdoi Kozeta Finos nëpërmjet bankës. Fatimja deklaroi se ajo nuk priti që të miratohej një kredi bankare për të blerë apartamentin e Kozetës, por mori para borxh pasi apartamenti i Kozetës rrezikohej që të konfiskohej nga banka për shkak të një kredie të pashlyer. Me paratë që mori nga kredia, Fatimja deklaroi se bëri likujdimin e borxhit që kishte marrë nga Sadetja dhe Bujarja, ndërsa Drinit i likujdoi vetëm një pjesë por shumën nuk e mbante mend./ZËRI

Poll

MOS HUMB