Aktualitet

Abuzuan seksualisht me një 15-vjeçare, arrestohen 4 të rinj në Kukës, një tjetër në kërkim

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe evidentimin e çdo personi të përfshirë. 

zh.ll
Abuzuan seksualisht me një 15-vjeçare, arrestohen 4 të rinj
Foto ilustruese

KUKËS- Katër të rinj janë arrestuar nga Policia e Kukësit, ndërsa kanë shpallur në kërkim një tjetër 17-vjeçar, për dyshimin se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe evidentimin e çdo personi të përfshirë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lusen dhe dyshohet se pesë personat e kanë kryer aktin prej gjashtë muajsh.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës vunë në pranga shtetasit 20 vjeç, 22 vjeç, 28 vjeç dhe 23 vjeç, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15- vjeçare. Po punohet për kapjen e 17-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB