LIBRAZHD- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin kombëtar Librazhd-Elbasan, pranë fshatit Xibrakë, ku janë përfshirë të paktën 4 automjete.
Sipas informacioneve paraprake, në rrethana ende të paqarta, automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën dhe përpasojë ka raportohet se ka humbur jetën një person dhe dyshohet se janë plagosur 4 të tjerë. Këta të fundit, mes tyre një shtetase e huaj, janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar edhe qarkullimi i mjeteve. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë 3 ambulanca dhe 2 mjete të shërbimit zjarrfikës. Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit./ZËRI