Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, gjykata e Elbasanit lë në burg regjisorin Petri Bozo

Avokatët mbrojtës të Petri Bozos kanë kundërshtuar masën, duke kërkuar një masë më të lehtë sigurie, por trupa gjykuese vendosi lënien e tij në burg.

F.I
Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, gjykata e Elbasanit lë
Petri Bozo

ELBASAN-Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për regjisorin dhe producentin, Petri Bozo, i cili aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar  në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd” në fshatin Mengël, pranë shkollës 9-vjeçare “Sulejman Rranci”.

Vendimi është dhënë pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës, ndërsa producenti do të vijojë të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve. Avokatët mbrojtës të Petri Bozos kanë kundërshtuar masën, duke kërkuar një masë më të lehtë sigurie, por trupa gjykuese vendosi lënien e tij në burg.

Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm, 25 maj, në fshatin Mengel të Elbasanit, ku një fëmijë 7 vjeç u përplas për vdekje nga një automjet që drejtohej nga regjisori dhe producenti Petri Bozo. Ngjarja ka ndodhur teksa i mituri ishte duke shkuar në shkollë. Shkolla 9-vjeçare “Sulejman Rranci”, ndodhet në buzë të aksit nacional Elbasan-Librazhd./ZËRI

Poll

MOS HUMB