Aktualitet

SPAK aksion në burgun e Durrësit! Kontrolle në qelitë e Veliajt, Beqajt dhe Zarkës, gjendet një celular në tualet

Kontrollet janë përqendruar në disa qeli, përfshirë edhe atë ku ndodhet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, si dhe atë të ish-prokurorit të Vlorës Aurel Zarka.

F.I
SPAK aksion në burgun e Durrësit! Kontrolle në qelitë e
FOTO ILUSTRUESE

DURRËS-Prokurorët e SPAK kanë zhvilluar një aksion kontrolli në ambientet e burgut të Durrësit, në kuadër të goditjes së sendeve të ndaluara brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Kontrollet janë përqendruar në disa qeli, përfshirë edhe atë ku ndodhet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, si dhe atë të ish-prokurorit të Vlorës Aurel Zarka. Në qelitë e tyre nuk është gjetur asnjë send i jashtëligjshëm.

Raportohet se një aparat celular është gjetur në godinën tjetër, i fshehur në tualet. Ende nuk bëhet e ditur se kujt i përket aparati telefon./ZËRI

Poll

MOS HUMB