Aktualitet

Kryepolici Skënder Hita shkon në SPAK, takim me Klodian Braho

Kjo është hera e parë që Braho pret Hitën në takim, pas marrjes së detyrës nga ky i fundit.

F.I
Kryepolici Skënder Hita shkon në SPAK, takim me Klodian Braho
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita po zhvillon një takim me kreun e SPAK Klodian Braho. Hita është parë të futet me automjet nga ana e përparme e godinës së Prokurorisë së Posaçme mesditën e kësaj të mërkure. Kjo është hera e parë që Braho pret Hitën në takim, pas marrjes së detyrës nga ky i fundit.

Një ditë më parë (7 prill) Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, shefat e komisariateve dhe të sektorëve në varësi të DVP-së. Qëllimi i takimit ishte marrja e masave për rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve.

Poll

MOS HUMB