KSAMIL- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Ksamil, në rrugën “Hasan Tahsini”, ku një fëmijë 2-vjeç është përplasur nga një makinë. Drejtuesi i mjetit është shtetasi A.K., 48 vjeç, banues në Ksamil, i cili arresuar menjëherë nga policia.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit ndodhej në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Ndërsa, i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Sarandës.
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A.K., 48 vjeç, i cili në rrugën ‘Hasan Tahsini’, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar një fëmijë 2-vjeç,” njoftoi policia.