VLORË- Kontrolle të befasishme janë zhvilluar sot në qytetin e Vlorës, në banesa dhe segmente rrugore. Në aksion morën pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Policinë e Vlorës. Mësohet se kontrollet janë kryer në banesa, ku dyshohet se ka dyshime për fshehjen e personave me rrezikshmëri të lartë kriminale. Informacionet për këtë janë marrë edhe nga autoritetet e vendeve fqinje.
Aksioni po zhvillohet edhe përgjatë mbrëmjes nga FNSH-ja në pjesë të ndryshme të qytetit. Burime bëjnë me dije se kontrollet po kryhen në segmentet rrugore, ku në fokus janë makinat luksoze dhe me xhama të zinj me dyshimin se mund të fshihen persona të shpallur në kërkim.
Ndërkohë, deri më tani nuk të tjera detaje dhe as emra konkretë të dyshuar me rrezikshmëri të lartë që po kërkohen, ndërsa në vijim pritet edhe reagimi i policisë./ZËRI