Aktualitet

Altin Dumani sot mbyll mandatin, të hënën merr detyrën kreu i ri i SPAK Klodian Braho

Ceremonia e kalimit të detyrës nga Altin Dumani tek kreu i ri i SPAK Klodian Braho do të zhvillohet të hënën 22 dhjetor në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të SPAK.

F.I
Altin Dumani sot mbyll mandatin, të hënën merr detyrën kreu
Altin Dumani dhe Klodian Braho

TIRANË-Kreu i SPAK, Altin Dumani përfundon sot mandatin 3-vjeçar si kryeprokuror më 18 dhjetor, për t’ia lënë më pas stafetën Klodian Brahos, i cili u zgjodh më 11 dhjetor, si drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ceremonia e kalimit të detyrës nga Altin Dumani tek kreu i ri i SPAK Klodian Braho do të zhvillohet të hënën 22 dhjetor në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të SPAK. Fillimisht ceremonia ishte vendosur të mbahej nesër, por është shtyrë pasi anëtarët e KLP-së ndodhen aktualisht në një vizitë zyrtare në Spanjë.

Ceremonia e kalimit të detyrës nga Z. Altin Dumani te Z. Klodian Braho, një moment i rëndësishëm për sigurimin e vazhdimësisë dhe forcimin e mëtejshëm të punës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimitt ë Organizuar (SPAK). Aktiviteti zhvillohet të hënën, në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të SPAK’, thuhet në njoftim.

KLP në mbledhjen e 11 dhjetorit votoi me 7 vota pro prokurorin Klodian Braho, si drejtues të SPAK. Prokurori Klodian Braho është pjesë e sistemit të drejtësisë që prej vitit 2007. Ai ka qenë ndërkohë një nga figurat kryesore të SPAK-ut. Braho është prokurori, i cili ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër-arreste dhe duke ndarë hetimin për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Mes çështjeve të tjera të rëndësishme janë dosja “5D” dhe “Toyota Auris”. Braho është dhe pjesë e grupit të prokurorëve që ngritën akuzën për ish-ministrin Fatmir Mediu në lidhje me tragjedinë e Gërdecit./ZËRI

Poll

MOS HUMB