Aktualitet

Apeli nuk e ndryshon dënimin! Alda Klosi, pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj do qëndrojnë në qeli!

Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje.

M.M
Apeli nuk e ndryshon dënimin! Alda Klosi, pastruesja Rozeta Dobi dhe djali
Alda KLosi, Rozeta dhe Havier Dobi

TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, për Alda Klosin, pastruesen Rozeta Dobi dhe djalin e saj. Të tre u shpallën fajtorë per akuzën 'vjedhje me pasoja të rënda" në bashkëpunim. Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vite burg pastruesen Rozeta Dobi, nga të cilat do të qëndrojë pas hekurave të burgut për vetëm 4 vite e 8 muaj. Aryseja është sepse ajo përfiton për shkak të gjykimit të shkurtuar, që i ul 1/3 e dënimit; ndërsa djali i saj Havier Dobi, është dënuar me me 5 vite burg, por pas hekurave të qelisë do të qëndërojë vetëm 3.4 vite burg. Dënimin më të lehtë e mori ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave Alda Klosi, e cila u dënua me 2 vite e 6 muaj burg.


Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri. Të nesërmen pas arrestimit, falë një përgjimi ambiental policia gjeti të fshehura në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastrueses edhe 400 mijë euro të tjera. 

Alda Klosi mohoi që paratë të jenë vjedhur në banesën e saj. Pastruesja nga ana tjetër pohoi se edhe këto para i ka marrë te Klosi.  Klosi kishte pretenduar para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait dhe i kishte ruajtur për kurimin e tij, por ai ndërroi jetë në SHBA, ku edhe po kurohej./ ZËRI

Poll

MOS HUMB