Aktualitet

Apeli nuk zbaton rregulloren e re të GJKKO, lejon gazetarët me celularë në gjyqe

Në një takim me gazetarët gjyqtarja e Apelit Saida Dollani, ka deklarauar se rregullat e transparencës nuk do të ndryshojnë. 

F.I
Apeli nuk zbaton rregulloren e re të GJKKO, lejon gazetarët me
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur mos të respektojë rregulloren e re të GjKKO-së në lidhje me kufizimet e vendosura ndaj gazetarëve. Në një takim me gazetarët gjyqtarja e Apelit Saida Dollani, ka deklarauar se rregullat e transparencës nuk do të ndryshojnë. 

“Rregullat e transparencës tek ne nuk ndryshojnë. Nëse ju pengojnë të qëndroni në hollin tonë me vini në dijeni”, u tha Dollani-gazetarëve.

Qëndrimi vjen një ditë pasi rregullorja e re e GJKKO hyri në fuqi. Me ndryshimet e reja kufizohet numri i përfaqësuesve të mediave që mund të ndjekin një seancë gjyqësore, hiqet praktika e deritanishme që lejonte filmimin e minutave të para të seancave, ndalohet filmimi në korridoret e gjykatës dhe gazetarët do të duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim të paktën 24 orë përpara për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore. Ndërkohë avokatëve u ndalohet mbajtja dhe përdorimit i telefonave celularë, laptopë dhe tabletë.

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dhe përfaqësues e shoqata të medias janë shprehur kundër rregullores. Avokati Maks Haxhia u shpreh se do të mblidhet Komiteti Drejtues për të vendosur hapat e mëtejshëm që do ndjekin, duke paralajmëruar deri në bojkot të seancave. Ndërkohë shoqatat e gazetarëve po marrin masa që kufizimet e rregullores mos të zbatohen, duke kërkuar nga GJKKO Të pezullojë zbatimin e dispozitave që lidhen me median dhe të ndërmarrë një konsultim të gjerë me gazetarët, organizatat e medias, ekspertët ligjorë dhe shoqërinë civile.

Poll

MOS HUMB