Aktualitet

Dosja "Partizani"/ Argita dhe Jamarbër Malltezi kërkojnë lirimin e pasurive të sekuestruara nga SPAK

Bëhet fjalë për 25 pasuri të sekuestruara nga SPAK para dy vitesh, nga të cilat, 16 apartamente, disa llogari bankare dhe kuotat e tij në disa shoqëri tregtare.

zh.ll
Dosja "Partizani"/ Argita dhe Jamarbër Malltezi
argita dhe jamarber malltezi

TIRANË- Argita dhe Jamarbër Malltezi, respektivisht vajza dhe dhëndri i kreut të Partisë Demokratike, ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë depozituar një kërkesë për lirimin e pasurive, të bllokuara për llogari të dosjes “Partizani”.

Bëhet fjalë për 25 pasuri të sekuestruara nga SPAK para dy vitesh, nga të cilat, 16 apartamente, vilë, truall, disa llogari bankare dhe kuotat e tij në disa shoqëri tregtare.

Në mars, Gjykata Kushtetuese refuzoi ankimimin e tyre për kthimin e këtyre pasurive, duke mos lejuar që çështja të kalojë në seancë plenare.

Pas arrestimit të Malltezit, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi këto pasuri në masën e sekuestros. Në vitin 2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me kërkesë të SPAK, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 25 pasuri të paluajtshme në pronësi të tij dhe bashkëshortes, Argita Malltezi, mes tyre 6 llogari bankare.

Poll

MOS HUMB