Aktualitet

Vrasja e Pëllumb Metës, burg përjetë për djalin e madh. Sa vite do të vuajë vajza dhe bashkëshortja

3 fëmijët e Pëllumb Metës u vunë në pranga disa ditë pas krimit të rëndë, ndërsa mamaja e tyre ishte nën masën e detyrimet të paraqitjes. Tashmë ajo do të vuajë 3 vite burg

E.K
Vrasja e Pëllumb Metës, burg përjetë për djalin e madh.
viktima, pellumb meta, dhe femijet e tij

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dënuar me burgim të përjetshëm Hysen Metën, për vrasjen e babait të tij Pëllumb Meta, ngjarje e ndodhur vitin e kaluar në Durrës. Ndërkohë që Gjykata ka dënuar me 8 vite burg Hygerta Metën, vajzën e viktimës, dhe me 5 vite burg djalin e vogël, Amarildon. Bashkëshortja e Pëllumb Metës, Blerina, është dënuar me 3 vite burg, për akuzën e moskallëzimit të krimit.

Pëllumb Meta u vra në Shkurt të vitit 2024 nga fëmijët e tij, ndërsa më pas trupin e varrosën në një gropë pak metra larg banesës. Fillimisht e dyshuara kryesore për vrasjen e të atit, ishte Hygerta Meta, por pas hetimeve të policisë u zbulua se autorit i krimit të rëndë në familje, ishte pikërisht Hysen Meta, djali i madh i viktimës.

Shkaku i krimit të rëndë, fillimisht u raportua se ishte fejesa e vajzës, Hygertës, ndërkohë që familjarët e Pëllumb Metës, hodhën dyshime dhe mbi çështjen e pasurisë.

49-vjeçari Pëllumb Meta u ekzekutua më 10 shkurt në banesën e tij në fshatin Shënavlash dhe më pas tre fëmijët e tij, Hysen, Amarildo dhe Hygerta Meta e varrosën në kasolle, në tentativë për të fshehur kufomën. Ngjarja makabër u zbulua nga policia dy javë më pas, 23 shkurt, pasi djali i madh i familjes, Hysen Meta, e denoncoi të atin të zhdukur. Të tre fëmijët e Pëllumb Metës mbahen në paraburgim, ndërsa u vunë në pranga disa ditë pas ngjarjes. Djali i madh, Hysen Meta dhe vajza e tij Hygerta akuzohet për “vrasje në rrethana familjare”, ndërsa për djalin tjetër të familjes, Amarildo Metën rëndon akuza e asgjësimit të kufomës.  Ndërkohë mamaja e tyre, Blerina po hetohet në gjendje të lirë, pasi ka dyshime se dhe ajo ka qenë në dijeni të krimit. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB