
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dërguar në laborator kasetën e dorëzuar nga gazetari Artan Hoxha në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit, ku gjatë një proteste të Partisë Socialiste, asokohe në opozitë, mbetën të vrarë 4 protestues. Hoxha dorëzoi në SPAK një material 34-minuta i gjatë, ku dëgjohen komunikimet që janë zhvilluar mes drejtuesve të shtetit dhe zinxhirit komandues të gardës, ditën e ngjarjes së rëndë.
Sipas materialit që përmban kaseta, mund të dëgjohet që Ndrea Ndrea Prendi, komandanti i atëhershëm i gardës dhe urdhra që të hapet zjarr luftarak mbi protestuesit. Kjo kasetë si fillim do të dërgohet në laboratorin e SPAK, ku do të përcaktohet autenciteti i saj dhe më pas do të krahason zërat se kujt i përkasin. Nëse ky ekspertim nuk mund të kryhett dot nga SPAK do të kërkohet ndihmë nga laboratorë të tjerë jashtë vendit.
Gjithashtu, SPAK i ka dërguar një kërkesë të dytë Prokurorisë së Tiranës, ku ka kërkuar që të dorëzohen të gjitha provat që ajo ka për 21 Janarin.
Kaseta me audiregjistrim 34 minutësh, u dorëzua në SPAK nga familja e Aleks Nikës, ku e quajtën atë "mbretëresha e të gjitha provave". Por ata nuk zbuluan sesi kanë arritur ta sigurojnë atë. Por ata nuk dhanë informacione se si kanë arritur që ta sigurojnë audiopërgjimin.
Ndërsa këtë javë u paraqit në SPAK, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit. Pasi doli nga ambientetet e Prokurorisë së Posaçme, Burgaj tha se u pyet si person në dijeni pasi ka mbajtur postin e kryepolicit të vendit. Burgaj tha se gjatë protestës, Policia ka duruar dhunë ekstreme dhe nuk ka përdorur as armë e as forcë ndaj protestuesve.
Ndërsa një ditë më pas, po ashtu edhe ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj, u thërrit në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjet e 21 janarit. Pasi doli nga ambientet e SPAK, ai tha se iu përgjigj pyetjeve të Prokurorisë si një person në dijeni të veprimtarisë së Policisë më 21 janar, për shkak të detyrës së tij.
SPAK ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, si dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa në protestën e 11 Janarit të vitit 2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Procedimi penal është regjistruar për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave; “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.
Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK. Alfred Shehu është prokurori i SPAK, i cili do të hetojë çështjen e 21 janarit. Në mesin e personave që akuzohen nga familja si përgjegjës për vrasjen e Aleks Nikës, janë edhe drejtuesit më të lartë të shtetit, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i brendshëm Lulzim Basha. /ZËRI