TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nga podiumi i protestës, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me një sfidë publike. Teksa i drerjtoi atij akuzat për korrupsion, Berisha e ftoi në sfidë kryeministrin, duke iu referuar dhe thirrjes së tij si dëshmitar në çështjen "Partizani".
Lideri demokrat u shpreh se nëse Rama nuk paraqitet në sallën e gjyqit, atëherë duhet të pranojë përballjen në një debat televiziv, duke e ftuar të zgjedhë studion ku dëshiron të përballet.
"Nëse nuk ta mban të vish në sallën e gjyqit, të sfidoj në një formë mëshire. Zgjidh studion televizive dhe hajde ne debat.", tha Berisha.
Bërisha shtoi se do të paraqesë sipas tij, fakte dhe dokumente që provojnë akuzat ndaj Ramës, ndërsa e mbylli fjalinë me thirrje për dorëheqje.
/ZËRI