Aktualitet

Ndalimi i monopatinave, Qëndresa Qytetare proteston nesër përpara Policisë Rrugore

Për këtë arsye është njoftuar një protestë nga Qëndresa Qytetare, gjatë ditës së nesërme në orën 10:00, para Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë për të kërkuar llogari mbi këtë aksion.

zh.ll
Ndalimi i monopatinave, Qëndresa Qytetare proteston nesër përpara
Foto ilustruese

TIRANË- Qytetarët nuk e kanë mirëpritur vendimin për ndalim e monopatinëve. Vendimi u bë me dije të dielën e 12 tetorit nga ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, duke njoftuar hyrjen në fuqi që prej të hënës. Policia, e shpërndarë në zonat kyesore të kryeqytetit, nisi aksionin që në orët e para të së hënës duke bllokuar me dhjetra monopatina të qytetarëve të cilët dolën për qarkullim në rrugë. 

Megjithatë, ka pasur dhe nga ata të cilët nuk i janë bindur urdhërit dhe kanë vijuar të lëvizin me monopatina, teksa janë regjistruar edhe episode të tensionuara me ndjekje nga policia ndaj qytetarëve. Këta të fundit e kanë kundërshtuar urdhrin dhe kërkojnë kthimin pas të monopatinave elektrike që u janë bllokuar. 

Për këtë arsye është njoftuar një protestë nga Qëndresa Qytetare, gjatë ditës së nesërme në orën 10:00, para Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë për të kërkuar llogari mbi këtë aksion. Sipas tyre, sekuestrimi i monopatinave është bërë në shkelje të hapur të ligjit. 

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PROTESTE: POLICIA E SHTETIT PO VEPRON NË PALIGJSHMËRI, NË FILLIM ME KONFIKSIMIN TANI ME MOSLIRIMIN E MOTOMJETEVE!

15 tetor 2025, ora 10:00

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë, Rruga Aleksandër Moisiu, Tiranë (përballë Marubit)
Ditën e sotme, ishim pranë komisariatit të Policisë rrugore për të marrë motomjetet e konfiskuara nga policia për shkak të mungesës së dokumentacionit që provon se poseduesi është njëkohësisht dhe pronar i objektit. Policia e shtetit u shpreh se nuk i liron dot pa marrë një urdhër nga ministrja e brendshme, duke i mbajtur këto mjete private në paligjshmëri totale vetëm për shkak të urdhrit të paligjshëm të ministres Koçiu.

Të gjithë pronarët e motomjeteve, të gjendur para kësaj situate nuk dinë më çfarë të bëjnë. Nëse mjeti yt është konfiskuar dhe po mbahet në mënyrë të paligjshme, të ftojmë të mblidhemi para komisariatit të policisë rrugore, vend në të cilin merren të gjitha mjetet e sekuestruar për të kërkuar llogari për këto veprime të paligjshme.

Paligjshmëria në të cilën është policia e shtetit për shkak të tekave të ministres u kushton qytetarëve të Tiranës. Shumë humbasin punën, të tjerë nuk arrijnë dot në oraret e duhura dhe kjo situatë propagandohet në emër të sigurisë së qytetarëve. Gënjeshtër kjo e cila nxjerr në pah pafuqinë e shtetit për të rregulluar transportin publik, por edhe për të vendosur ca norma të sigurisë rrugore me të cilat këto mjete qarkullojnë përditë.

Nesër, në orën 10:00 do të jemi përpara komisariatit të policisë rrugore ku do të kërkojmë llogari për secilin motomjet të sekuestruar, për çdo punë të humbur dhe çdo vendim të paligjshëm të ndërmarrë nga policia e shtetit.

Ministrja e Brenshme, Albana Koçiu dhe Drejtori i Policisë, Ilir Proda, deklaruan se vendimi është marrë pas një sërë ankesash dhe raportimesh nga qytetarët rreth rrezikshmërisë së këtyre mjeteve./ZËRI

Poll

MOS HUMB