Aktualitet

Call Centeri në vilën luksoze! Kush është 'peshku i madh', turizëm dentar e kirurgji plastike.. si 'u joshën' të huajt

Në regjistrimin e biznesit të Korteshit i cili rezulton i themeluar në vitin 2024, thuhet se klientëve u ofrohet akomodim në airbnb apo hoteleri, transport, guida, krijim i paketave turistike dhe menaxhim i reklamimit.

F.I
Call Centeri në vilën luksoze! Kush është 'peshku i
pamje nga ambjenti

TIRANË-Në prang fundjave më 17 prill një tjetër qendër mashtrimi call-centeri u zbulua në Tiranë, në kuadër të operacioneve kundër krimit kompjuterik. Bëhej fjalë për një ambjent në zonën e Bërzhitës, ku kryhej mashtrimi i qytetarëve të huaj, ku autoritetet konstatuan prova që sugjerojnë ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm në formën e një call centeri.

Policia me ndihmën e emisionit Piranja zbuloi ambjentin, i cili ishte në pronësi të Franc Korteshit. Ky i fundit kishte tentuar të shmangte kontrollet, pasi ambienti rezulton i regjistruar si biznes në fushën e turizmit mjekësor, çka dyshohet se përdorej si mbulesë për aktivitetin e paligjshëm. 

MTA ALBANIA e Franc Korteshit, ofron shërbime marketingu për Klinika dentare, estetike, kirurgji plasitke, aestetike, dhe të gjitha llojet e nderhyrjeve. Por jo vetëm 'mjekësi'! Në regjistrimin e biznesit të Korteshit i cili rezulton i themeluar në vitin 2024, thuhet se klientëve u ofrohet akomodim në airbnb apo hoteleri, transport, guida, krijim i paketave turistike dhe menaxhim i reklamimit.

Call Centeri në vilën luksoze! Kush është 'peshku i

Vila në Bërzhitë ku kryhej aktiviteti ishte e ndarë në 15 ambiente zyrash, në të cilat operonin rreth 100 persona, mes operatorëve dhe konsulentëve financiarë. Policia nga kontrolli në këtë ambient sekuestroi disa njësi kompjuterike dhe telefona celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të specializuara për të zbuluar rolin dhe përdorimin e tyre në këtë skemë të dyshuar mashtrimi.

Ambjenti në Bërzhitë ishte goditja e dytë brenda pak ditësh në Tiranë, ku gjatë një aksioni në kryeqytet u goditën 3 qendra Call-Center, i cili çoi në arrestimin e 7 personave dhe të tjerë të shpallur në kërkim. Konkretisht 7 persona me masë 'arrest me burg', 2 në 'detyrim paraqitje' dhe 'ndalim jashtë vendit', si dhe 5 të tjerë të arrestuar në flagrancë. Hetimet 2 vjeçare, kanë nisur në Austri, aty ku ishte kryer veprimtaria kryesore e mashtrimit dhe operacioni u bë bashkë me SPAK dhe Policinë e Shtetit. Sipas hetimeve, kjo veprimtari u ka shkaktuar viktimave humbje që dyshohet se tejkalojnë 50 milionë euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB