Aktualitet

Mbi 277 mln lekë dëm financiar! GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës dhe nënkryetarin

Byberi aktualisht ndodhet në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

F.I
Mbi 277 mln lekë dëm financiar! GJKKO kalon për gjykim
Rexhë Byberi

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim çështjen penale ndaj kryebashkiakut të Tropojës, Rexh Byberi, dhe zëvendësit të tij, Abedin Kërnaja. Të dy zyrtarët e Partisë Socialiste do të gjykohen për “shpërdorim të detyrës”, kryer më shumë se njëherë. Rexhë Byberi aktualisht ndodhet në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Byberi, së bashku me zëvendësin e tij, Abedin Kërrnaja, akuzohen për shpërdorim detyre, me dëm financiar që kalon 277 milionë lekë. Sipas SPAK, ata janë përgjegjës për dëmtimin e sipërfaqeve pyjore gjatë ndërtimit të dy rrugëve, duke mos u konsultuar me institucionet përkatëse.

Një njoftimin e Prokurorisë së Posaçme thuhej se për nisjen dhe kryerjen e punimeve, në këto dy akse rrugore, duhej të aplikohej në sistemin elektronik ‘e-leje’, pranë Bashkisë Tropojë, si institucion vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi, për këto lloj punimesh.

Po ashtu, sipas SPAK, Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës, konkretisht me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, për nevojën e hartimit të Raportit të Vlerësimit të ndikimit në mjedis, të bashkëvepronte me ministrinë e linjës për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB