Aktualitet

Sherr në klubin e natës në Greqi/ Polici dhe miku i tij tentojnë t'i përdhunojnë partneren, shpëtojnë autorët, e pëson boksieri shqiptar

Policia ka arrestuar menjëherë shqiptarin për plagosjen e efektivit të policisë dhe mikut të tij dhe në dosjen e hartuar nuk përmendet asgjë për tentativën e përdhunimit, duke nxjerrë të pastër dy autorët dhe duke nxjerrë fajtor të riun shqiptar. Mirëpo, Policia ka arrestuar menjëherë shqiptarin për plagosjen e efektivit të policisë dhe mikut të rij dhe në dosjen e hartuar nuk përmendet asgjë për tentativën e përdhunimit, duke nxjerrë të pastër dy autorët dhe duke nxjerrë fajtor të riun shqiptar.

l.k
Sherr në klubin e natës në Greqi/ Polici dhe miku i tij
foto ilustruese

ATHINË- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në një klub të njohur nate në qendër të Athinës, ku një 19-vjeçare është përballur me një tentativë përdhunimi brenda tualetit të klubit.

Sipas mediave greke, e reja ka denoncuar një efektiv policie dhe mikun e tij për tentativë përdhunimi të ndodhur me 21 qershor të këtij viti, por që denoncimi është bërë në Prokurorinë e Ahinës në datën 1 korrik. Estetistja ishte me të dashurit të saj shqiptar, 23-vjeç, i cili është një boksier i njohur, por identiteti i tij end enuk është bërë i ditur.

Mirëpo, Policia ka arrestuar menjëherë shqiptarin për plagosjen e efektivit të policisë dhe mikut të tij dhe në dosjen e hartuar nuk përmendet asgjë për tentativën e përdhunimit, duke nxjerrë të pastër dy autorët dhe duke nxjerrë fajtor të riun shqiptar.

Mediat bëjnë me dije se pas arrestimit, në banesën e 23-vjeçarit policia ka zbuluar sasi të konsiderueshme droge (kokainë dhe MDMA). Kjo ka zgjeruar më tej pistën e hetimeve të Policisë, duke lidhur ngjarjen me aktivitete të paligjshme që ndodhin në mjediset e jetës së natës dhe në grupe kriminale të përfshira në trafikun e drogës. Ky zhvillim ka ngjallur shqetësime të mëdha për sigurinë dhe aktivitetet kriminale që mund të ndodhin në klubet e natës në kryeqytetin grek./ZËRI

Poll

MOS HUMB