Aktualitet

Dhuna ndaj kreut të AKU në Shkodër, dalin PAMJET: Momenti kur Ramir Haderi goditet me sende të forta

Pas sulmit, autori ende i paidentifikuar, është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe deri tani nuk është bërë identifikimi i tij.

zh.ll
Dhuna ndaj kreut të AKU në Shkodër, dalin PAMJET: Momenti kur
momenti i sulmit

SHKODËR- Kreu i Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), Ramir Haderi, u dhunua me sende të forta mbrëmjen e 21 majit teksa po shkonte drejt banesës së tij, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Në pamjet e siguruara nga ZËRI, Haderi është goditur papritur nga pas në pjesën e kokës dhe në fytyrë nga një person i paidentifikuar, duke u rrëzuar në tokë. Pas sulmit, autori ende i paidentifikuar, është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe deri tani nuk është bërë identifikimi i tij.

Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar çarje në zonën e vetullës dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Shkodër, ku po i nënshtrohet kontrolleve të tjera mjekësore.

Vetë Haderi ka dhënë dëshminë para hetuesve, lidhur me ngjarjen, ku ka deklaruar se ishte duke folur në telefon kur u sulmua dhe nuk e ka parë autorin. Në dëshminë e dhënë para policisë, kreu i AKU ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB