Aktualitet

Dhunuan shefim e Krimeve në Sarandë, gjykata lë në burg 6 të arrestuarit

Masa e sigurisë është zhvilluar nga gjyqtari i gatshëm Shkëlzen Licaj, ndërsa prokuroria, e përfaqësuar nga prokurorja Hava Memko, ka kërkuar që gjashtë të arrestuarit të qëndrojnë në burg.

M.K.
Dhunuan shefim e Krimeve në Sarandë, gjykata lë në burg 6
Foto ilustruese

SARANDË- Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë personat e arrestuar pas sherrit të ndodhur në lokalin “Orange”, ku u dhunua shefi i Krimeve, Mateo Bakalli.

Masa e sigurisë është zhvilluar nga gjyqtari i gatshem Shkëlzen Licaj, ndërsa prokuroria, e perfaqësuar nga prokurorja Hava Memko, ka kërkuar që gjashtë të arrestuarit të qëndrojnë në burg.

Në pranga janë vënë Marjo Katiraj, 35 vjeç, Elgent Ndoj, 38 vjeç, Faik Hoxha, 35 vjeç, Indrit Cullhaj, 34 vjeç, Ardit Kasemi, 31 vjeç, me detyrë ushtarak në Zall-Herr, dhe Besnik Sullollari, 29 vjeç.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur 28-vjeçari Pjetër Doçi/ZËRI

Poll

MOS HUMB