TIRANË- Policia e Shtetit ka arrestuar një 21-vjeçar dhe një 18-vjeçar, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj një efektivi të policisë. Sipas burimeve zyrtare, dy të rinjtë u shoqëruan në Komisariatin Nr. 2 në orët e para të mengjesit.
Gjatë qëndrimit në ambientet e komisariatit Deni Selimllari dje Kejn Selimllari, dëmtuan derën e dhomës së shoqërimit dhe kanë kanosur punonjësit e tjerë të policisë që ndodheshin aty.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.
Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./ZËRI