Politikë

Çdo gjë "rrafsh"! Rama publikon pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

Ndërtesa e fundit u shemb nga IKMT më 15 korrik.

F.I
Çdo gjë "rrafsh"! Rama publikon pamjet: Thethi pas
PAMJE NGA THETHI

THETH-Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga Thethi, pas aksionit për shembjen e godinave pa leje.

"Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë”, shkruan Rama në postimin e tij, krahas pamjeve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)


Ndërtesa e fundit u shemb nga IKMT më 15 korrik. Aksioni i shembjes në zonën turistike të Thethit është shoqëruar me tensione të vazhdueshme, madje duke agravuar edhe në përdorimin dhe hedhjen e molotovëve, paralajmërime dhe kërcënime. Situata e përshkallëzuar ka nxitur nevojën për shtimin e forcave të Policisë, të cilët qëndruan në gatishmëri për të parandaluar incidentet. 

Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur pothuajse në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Lidhur me këtë, ai ka bërë thirrje për të gjitha bizneset apo individët të cilët kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike, t’i lirojnë menjëherë. Sakaq, kryeministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin kushdo që e kundërshton aksionin./ZËRI

Poll

MOS HUMB