Aktualitet

U hetua për fshehje pasurie, pushohet çështja ndaj ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë

SPAK konkludoi se dyshimet e ngritura ndaj tij nuk provoheshin.

k.m.
U hetua për fshehje pasurie, pushohet çështja ndaj
Admir Thanza

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi kërkesën e SPAK-ut për të pushuar çështjen penale të nisur ndaj ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza. Ish-gjyqtari u hetua për veprën penale të “fshehjes e mosdeklarimit të pasurisë”, por SPAK konkludoi se dyshimet e ngritura ndaj tij nuk provoheshin.

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë u mor nën hetim nga SPAK për fshehje dhe mosdeklarim pasurie. Me vendim të gjykatës së Posaçme, iu sekuestrua për 2 pasuri të paluajtshme në emër të tij, dyqani dhe apartamenti. Në vitin 2018 Thanza u rrëzua nga procesi i Vettingut. Ai u gjet me probleme në të tria kriteret e rivlerësimit, përfshirë atë të pasurisë, e cila, sipas përfundimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nuk justifikohej me burime të ligjshme.

Thanza u akuzua se ka fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë. Dënimi është dhënë në vitin 1999, por ish-gjyqtari tha se kishte marrë përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë. Bëhej fjalë për vjedhjen e disa rrobave dhe produkteve kozmetike./ZËRI

Poll

MOS HUMB