Aktualitet

E rëndë në Bulqizë, aksidentohet gjatë punës minatori, humb jetën

Kujtim Dangri është minatori që ka humbur jetën paraditen e sotme në Bulqizë

E.K
E rëndë në Bulqizë, aksidentohet gjatë punës
Foto ilustruese

BULQIZË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Bulqizë, ku gjatë punës në minierë ka humbur jetën një 50-vjeçar. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se viktima është shtetasi Kujtim Dangri, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë.

NJOFTIMI I POLICISË

Me datë 24.09.2025, rreth orës 11.30, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi K.D.,  rreth 50 vjeç, punonjës në këtë subjekt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Poll

MOS HUMB