Aktualitet

U ekstradua nga Dubai për vrasjen e Gjin Ndojit, Apeli i Posaçëm lë në burg Denis Bajrin

Bajri ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza” pasi akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit. Ndaj tij rëndojnë 5 akuza të rënda të ngritura nga SPAK dhe që kanë të bëjnë me aktivitetin e grupit të Bajrave të Shkodrës

E.K
U ekstradua nga Dubai për vrasjen e Gjin Ndojit, Apeli i
DENIS BAJRI DHE GJIN NDOJ

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Denis Bajrit, për të lënë qelinë me një masë më të lehtë sigurie. Ai u ekstradua në Korrik të këtij viti nga Dubai, pasi dyshohet se është autori i vrasjes së Gjin Ndojit, ngjarje e ndodhur kjo në vitin 2020. Denis Bajri është vëllai i Erogen Vaso (Brajoviç), i cili i shpëtoi atentatit pak ditë më parë në Shkodër, ku mbetën të vrarë dy personat që e shoqëronin.

Denis Bajri u arrestua në Emiratet e Bashkuara më 27 shkurt 2024. Në momentin e ndalimit nga efektivët, 37-vjeçari u prezantua me mbiemrin e dytë, Denis Brajoviç. Emri i tij doli në dritë nga përgjimet e zbardhura të aplikacionit "SkyECC", si pjesë e grupit Bajri në Shkodër. Bazuar në bisedat e grumbulluara nga kodi "B045ZY" në aplikacion, kanal që dyshohet se përdorej edhe nga Bajroviç, 37-vjeçari akuzohet për vrasjen e Gjin Ndoj Boriçit në Shkodër, më 9 Gusht të 2020-ës në Shkodër.

Nga komunikimet e zbërthyera në aplikacionin Sky ECC, rezultoi se urdhërues i eliminimit të Gjin Ndoj ishte Behar Bajri, ndërsa ekzekutor Denis Brajoviq. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB