LUSHNJE- Një apartament është përfshirë nga flakët e zjarrit në një pallat shumëkatësh në lagjen “Gjevdet Nepravishta”, pranë spitalit të Lushnjës, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Banorët e pallatit kanë qenë ata që kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Menjëherë, zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë vënë nën kontroll zjarrin, duke shmangur përhapjen e tij në katet e tjera të pallatit.
View this post on Instagram
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht nga pronari i banesës, një 40-vjeçar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Burime nga policia bëjnë me dije se ai mund të ketë probleme të shëndetit mendor dhe është shpallur në kërkim nga uniformat blu./ZËRI