LIBRAZHD- Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Librazhd, ku një i ri 23-vjeçar ka humbur jetën. Bëhet me dije se ai ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të forta që ka pësuar në trup, teksa po riparonte automjetin e tij në servisin e shtetasit I.P. Sipas njoftimit të policisë, personi me iniciale L.D. është dërguar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në spitalin e Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi L.D., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I.P. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 23-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. /ZËRI